Google search engine
Home Politike Pasuritë e pushtetarëve online/ ILDKP gati sistemin elektronik, lehtësohen procedurat e SPAK...

Pasuritë e pushtetarëve online/ ILDKP gati sistemin elektronik, lehtësohen procedurat e SPAK për të nisur hetimet

0
224

Deklarimet e pasurisë nga pushtetarët do të jenë online. Deri më tani ILDKP i ka pasur të dokumentuar në letër, pro në kuadër të mbështetjes së amerikanëve tashmë ato do të jenë online duke krijuar më shumë transparencë dhe lehtësi në hetime. Sipas ILDKP gjatë muajit shkurt 2019 është përfunduar procesi i instalimit të bazës së të dhënave dhe aplikacionit. “Ky proces është kryer në vijim të përfundimit të virtualizimit dhe përfundimit të sistemit operativ të zbatuar nga kompania tjetër përgjegjëse për instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve elektronike hardware. Të dyja këto veprime operacionale, janë shoqëruar me asistencë teknike dhe trajnime për përdoruesit kryesorë të sistemit, si dhe stafin teknik dhe përdorues të tjerë të sistemit, pjesë e stafit të ILDKPKI. Gjithashtu, janë kryer testimet dhe ritestimet e nevojshme në kuadër të testeve të integruara të sistemit, të cilat kanë përfunduar në qershor 2019.

Kompania zbatuese përgjegjëse për pajisjet hardware ka organizuar gjatë muajit shkurt 2019, trajnimin e posaçëm për stafin teknik të ILDKPKI me qëllim njohjen me karakteristikat, veçoritë dhe përdorimin e infrastrukturës së serverëve dhe rrjetit, ndërtuar për hostimin e

Sistemit Elektronik”, thuhet në raportin vjetor të ILDK për vitin 2019. Ndërkohë, për këtë çështje u miratuan dhe disa ndryshime ligjore. Miratimi i ndryshimeve në ligj do të thotë se nga presidenti e kryeministri, e deri te ministrat, deputetët dhe të gjithë zyrtarët do i nënshtrohen një verifikimi të plotë të pasurisë. Sipas ndryshimeve, tashmë deklaratat do hidhen online dhe ato do të kalojnë të gjitha në sitë. Falë këtij sistemi, qytetarët, mediat, por dhe prokuroria do e kenë më të letë të bëjnë transparencë për këdo që ka të ardhura të pajustifikuara. Në kuadër të këtij projekti në Parlament është depozituar dje një projektligj, ku bëhet ndryshimi i një sërë neneve. Që tani e tutje deklarimi i pasurisë do të bëhet online. “Të gjitha subjektet e ligjit dhe personat e tjerë të lidhur, që mbartin detyrim për deklarim, detyrohen të plotësojnë deklaratën e tyre në formë elektronike me mjetet e komunikimit elektronik, të vëna në dispozicion nga Inspektorati i Lartë dhe ta paraqesin personalisht, në formë fizike, të mbyllur në zarf në strukturat përkatëse të institucioneve, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj për të gjitha llojet e deklarimit. Deklarata e dërguar me mjete të komunikimit elektronik konsiderohet e marrë me plotësimin dhe dërgimin në sistemin e deklarimit me mjetet elektronike”, thuhet në ligj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here