Google search engine
Home Politike “Më rrethuan tavolinën”, Jozefina Topalli kujton si e sulmoi Ilir Meta në...

“Më rrethuan tavolinën”, Jozefina Topalli kujton si e sulmoi Ilir Meta në mes të Kuvendit dhe mesazhi i rrufeshëm që i dërgoi Sokol Olldashi në atë moment

0
332

Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ foli për rolin e gruas në politikë dhe vështirësitë që hasin çdo ditë, duke kujtuar dhe vështirësitë e punës së saj gjatë periudhës që ishte pjesë e Kuvendit me qeverinë Berisha.

Topalli ka kujtuar si momentin më të vështirë përplasjen me Ilir Metën, asokohe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Gratë më rrethuan në tavolinën e kryetarit të parlamentit. Unë i shoh si vendime politike, kësaj herë po përdornin gratë se ndoshta e bënte më të lehtë sulmit. Sherri më Metën? Kuptova diçka, duhet të mbyllja menjëherë seancën. Kujtoj që Sokol Olldashi u kthye nga unë dhe më tha: Mbylle! Më ndihmoi se ndonjëherë situata e humbet qetësinë”, -tha Jozefina Topalli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here