Një grua në Jug të Floridës ka sjellë në jetë foshnjën që besohet të jetë e para që ka prani të anti-trupave ndaj Covid-19.
Dy mjekë pediatër pretenduan se foshnja e gjinisë femër, ka lindur me anti-trupa që të mbrojnë nga koronavirusi.
Doktorët i publikuan gjetjet në një artikull në revistë shkencore, që pritet që ti nënshtrohet të tjera rishikimeve.Ad by Valueimpression
Mjekët Paul Gilbert dhe Chad Rudnick thanë se nëna, një punëtore e kujdesit shëndetësor në vijën e parë, mori dozën e saj të parë të vaksinës Moderna në janar, në javën e 36 shtatzënë.
Vajza e saj lindi shëndetplotë tre javë më vonë.
Studiuesit analizuan gjakun nga kërthiza e kërthizës së fëmijës dhe zbuluan praninë e antitrupave. “Kësisoj, ka një potencial mbrojtjeje dhe rrezik të ulët të infektimit nga Sars-CoV-2, si pasojë e vaksinimit të nënës”, thuhet në artikull.







































