Google search engine
Home Sociale A është e sigurt Astrazeneca që do të vijë nesër në Shqipëri...

A është e sigurt Astrazeneca që do të vijë nesër në Shqipëri për moshat mbi 65-vjeç? Bino tregon se çfarë kanë konfirmuar studimet e fundit

0
262

Anëtarja e komitetit teknik të Ekspertëve Silva Bino u shpreh se vaksina Astrazeneca doza të së cilës pritet të mbërrijnë nesër në vendin tonë do të aplikohet te moshat mbi 65 vjeç.

Sipas saj nuk ka asnjë problem, pasi e kanë konfirmuar studimet e fundit.

“Vaksina Astrazenca do përdoret në të gjitha grupmoshat ashtu si Ofizer.

Shumë e kanë lënë deri në 65 vjeç për nga informacionet e pakta, por të dhënat e fundit nga studimet për të tregojnë që ajo është efektive dhe e sigurt edhe për mbi 65 vjeç”, tha ajo.

Kujtojmë se nesër do të mbërrijnë në vendin tonë 38 mijë e 400 doza të vaksinës Astrazeneca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here