Google search engine
Home Sociale “Po shkojnë drejt verbimit”, mjekët ngrenë alarmin: Personat mbi 35 vjeç duhet...

“Po shkojnë drejt verbimit”, mjekët ngrenë alarmin: Personat mbi 35 vjeç duhet patjetër…

0
368

Ekspertët e shëndetit ngrenë alarmin se pandemia e COVID-19 po i bënë njerëzit të tregohen neglizhentë ndaj sëmundjeve të tjera.

Kjo javë e marsit, në të gjithë botën i kushtohet glaukomës, një prej sëmundjeve kronike që po gjen një përhapje gjithnjë e më shumë.

Glaukoma shkakton humbje të parikthyeshme të shikimit dhe mjekët po japin alarmin, pasi është sëmundja e dytë në botë që shkakton verbërinë, pas kataraktës.

E ftuar në “Wake Up”, mjekja okuliste, Klajda Bardhi tha se personat mbi 35 vjeç duhet me patjetër të bëjnë një vizitë të detajuar te specialisti për të parë nëse kanë probleme të tilla.

“Glaukoma është një sëmundje kronike, progresive, neuro-degjenerative, e cila shkakton dëmtime të parikthyeshme të humbjes së shikimit. Dëmton nervin optik dhe dëmtimet janë të parikthyeshme.

Prandaj dhe java Botërore e Glaukomës ka për qëllim të informojë dhe sensibilizojë njerëzit që të njihen me faktorët e rrezikut të kësaj sëmundje dhe gjithashtu të bëjnë vizita të shpeshta të syze që ta kapim sa më herët.

Faktor rreziku i kësaj sëmundje është mosha, targeti tashmë është ulur, nuk është më 40 vjeç, por 35 vjeç e lart. Njerëzit mbi 35 vjeç duhet të bëjnë një vizitë të detajuar te mjeku specialist”, bëri të ditur mjekja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here