Google search engine
Home Sociale Ulet numri i viktimave, Ministria e Shëndetësisë jep detajet çfarë ka ndodhur...

Ulet numri i viktimave, Ministria e Shëndetësisë jep detajet çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

0
271

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 13 viktima janë regjistruar nga koronavirusi . Ditën e djeshme, ky numër ishte 17.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 57-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here