Musa Ulqini nuk do të jetë pjesë e listave të PS për garën e 25 prillit

0
205

Një tjetër deputet i Partisë Socialiste nuk do të jetë më në garën për t’u rizgjedhur.

Musa Ulqini, i cili u zgjodh deputet në vitin 2017 në zonën e Belshit.

Partia Socialiste nuk i ka përmbyllur listat e saj të kandidatëve për deputetë, ndërsa sonte është afati përfundimtar për dorëzimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se kryeministri Rama i ka kërkuar zt.Ulqini që të jetë në listë në një vend jo të sigurt, por ai ka refuzuar.

Më parë nga PS janë larguar ose nuk kanë pranuar të kandidojnë, Alfred Peza, Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Eglantina Gjermeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here