Google search engine
Home Politike Deputeti i njohur jep lajmin që nuk pritej në mes të Kuvendit:...

Deputeti i njohur jep lajmin që nuk pritej në mes të Kuvendit: Nuk do të kandidoj për zgjedhjet e 25 prillit

0
225

Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë.

Deputeti Ralf Gjoni deklaroi nga Kuvendi se nuk do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. 

‘Ja Myslym, përsëri me renditje jemi. Ja ku jemi, sërish me renditje. Me këtë sistem renditje më vjen keq, të nderuar kolegë të opozitës, nuk e ndjej dot veten mjaftueshëm për të garuar në këtë garë dhe këto zgjedhje të vjedhura. Falenderoj forcat e opozitës që më ftuan. Nuk e ndjej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time. Ky sistem do të vjedhës sërish votën. Votën e diasporës e tall dhe e pështynë.’- tha Gjoni.

Kujtojmë se sot të gjitha partitë politike do të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Sipas Kodit Zgjedhor, ora 24:00 e kësaj të hëne do të shënojë përfundimin e afatit që kanë partitë politike për të zbuluar emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here