Mediat e huaja kanë zbuluar sa është pasuria e Princ Harry dhe Meghan Markle. Bëhet e ditur se pasuritë e tyre kapin shumën e 5 milionë dollarëve.
“Nëse Mbretëresha Elizabeth ka 500 milionë dollarë, nipërit dhe mbesat kanë një shifër shumë më të vogël në xhepat e tyre”, sipas prestigjozes “Forbes”.
Princ Harry ka trashëguar nga Lady Diana 10 milionë dollarë, Meghan kishte kursyer 2 milionë dollarë falë punës së saj si aktore.
Çifti shpenzoi gati 15 milionë dollarë, nga të cilat 5 milionë tashmë janë paguar, pjesa tjetër do të paguhet në formën e kredisë, për të blerë shtëpinë amerikane në të cilën jetojnë.
“Forbes”, megjithatë, vlerëson se llogaritë së shpejti do të plotësohen falë marrëveshjeve të nënshkruara nga Harry dhe Meghan me prodhimin e dokumentarëve, filmave artistikë dhe shfaqjeve për fëmijë.
Pastaj ata do të bëjnë podcast që do të rrisin pasuritë e tyre deri në 18 milionë dollarë. Megjithatë, “të varfrit”
Meghan dhe Harry do të kenë diçka për të jetuar! Në bilanc total, Harry dhe Meghan kanë rreth 5 milionë dollarë.