Google search engine
Home Bota Nuk do të krijojë një parti të re, zbulohet lëvizja e bujshme...

Nuk do të krijojë një parti të re, zbulohet lëvizja e bujshme e Donald Trump, ja çfarë po përgatit për rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë

0
249

Ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk ka bërë plane të krijojë një parti të re politike. Sipas tij një gjë e tillë do të ndante votat e republikanëve.

Duke folur në Konferenca e Veprimit Politik Konservator në Florida, Trump tha gjithashtu publikisht për herë të parë se mund të garojë sërish për president në vitin 2024.

Në fjalimin e tij të parë që kur humbi zgjedhjet presienciale, ai kritikoi politikën e pasardhësit Joe Biden që kaloi nga “Amerika e para, në Amerika e fundit”.

Ky fjalim vjen pak kohë pasi Trump u shpall i pafajshëm në procesin e zhvilluar në Senat për akuzën e nxitjes së kryengritjes.

Një tjetër çështje më urgjente me të cilën përballet Partia Republikane është ajo e sigurimit të zgjedhjeve të drejta, të ndershme dhe të sigurta. Zgjedhjet ishin një turp, një turp. Ne duhet të kalojmë reformat gjithëpërfshirëse zgjedhore”, tha Trump.

Shfaqja e Trump-it në Konferencën e Veprimit Politik Konservator përfaqëson ndikimin e vazhdueshëm që ai ka mbi Partinë Republikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here