Google search engine
Home Politike Drejtesi Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin nga detyra për Artan Shkëmbin,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin nga detyra për Artan Shkëmbin, akuzohet për dekonspirim të operacioneve

0
250

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra për ish zv.drejtorin e OFL-së Artan Shkëmbi. Kolegji ka refuzuar kërkesën e ish-zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi për t’u rikthyer në polici. Pas pezullimit nga GJKKO për akuzën e dekonspirimit të një operacioni të nisur nga autoritetet gjermane, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të lërë në fuqi pezullimin e tij nga detyra. Gjithashtu në vendimin për mos rikthimin e tij në detyrë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arsyeton se ka dyshime të bazuara në prova, se i hetuari Artan Shkëmbi, mund të ketë përcjellë të dhëna që janë të mbuluar nga sekreti hetimor tek personat që po hetohen në Gjermani, përmes një personi të tretë akoma të paidentifikuar. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Procedimi penal ndaj Shkëmbit u regjistrua pas referimit nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, të informacionit të marrë nga Zyra e Oficerit Ndërlidhës të kësaj ambasade në Shqipëri. Sipas këtij informacioni rezulton se në Gjermani po hetohen dy shtetas shqiptarë të dyshuar për import të paligjshëm kokaine (trafikim i narkotikëve sipas ligjit shqiptar). Prokuroria e Hamburgut në Gjermani po kryen hetime në ngarkim të shtetasve shqiptarë Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj, si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar për trafik të paligjshëm të kokainës, duke importuar në Gjermani sasi të konsiderueshme. Shtetasi Artan Shkëmbi për shkak të funksionit të tij si drejtues i lartë në Policinë e Shtetit, dyshohet se ka zbuluar akte sekrete, duke dekonspiruar hetimet që po zhvilloheshin në Gjermani ndaj disa shtetasve shqiptarë, veprim ky që dyshohet të jetë kryer prej tij për shkak të marrjes së një përfitimi të parregullt apo duke ndihmuar këta shtetas të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale, duke krijuar lehtësi për to në vijimin e aktiviteti kriminal. Kështu, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shprehet se caktimi i masës ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, është i drejtë deri në këtë fazë të procedimit penal ndaj Artan Shkëmbit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here