Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Mat të Burrelit ka tronditur jo vetëm komunitetin atje, por gjithë vendin.
Viktimat nga covid-19 gjatë ditëve të fundit kanë qenë të larta. Dje 21 ndërsa sot 20, mes të cilëve janë dhe dy vëllezër matianë. Viktimat janë Fatmir Domi, 60-vjeç dhe Luan Domi 55-vjeç.
Nuk ka informacion nëse ata kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese apo jo, megjithatë ikja e tyre ka lënë pas shumë dhimbje tek familjarët dhe të afërmit. Stafi i Newsbomb i shpreh familjes Domi ngushëllimet e sinqerta.