FOTOT: Ushtria amerikane i dhuron Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhjetëra automjete “Humvee”

    0
    470

    Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 29 Humvee, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n.

    Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Ambasada amerikane njofton se mjetet e blinduara mbërritën ditën e sotme në portin e Durrësit.

    “Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit. Këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n” – shkruan Ambasada amerikane.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here