Google search engine

    Rama përgëzon infermieren e COVID 1: Qëndron në vijën e rrezikut, teksa pret të sjellë në jetë fëmijën e saj

    0
    266

    Xhorxhina Metushi është një infermiere e cila shërben në spitalin COVID 1 dhe po pre që të bëhet nënë.

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të infermieres, duke e vlerësuar për punën e saj të palodhur, dhe shton se po pret të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke marrë në sy rrezikun për të shpëtuar njerëz në rrezik për jetën.

    Rama shton se ndihet krenar për bluzat e bardha që në ditët më të mundimshme të vendin, dëshmojnë me forcën e shembullit të tyre, se jo vetëm nuk janë të gjithë njësoj po edhe se një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dot moralin njerëzor e dinjitetin profesional të shumicës dërrmuese të tyre

    ‘Në armatën e bluzave të bardha, që bëjnë dallimin e madh në këtë kohë lufte për shëndetin, është edhe një brez i ri profesionistësh si Xhorxhina Metushi. Prej ditës së parë të përballjes me Armikun e Padukshëm, infermierja e palodhur e Spitalit Covid 1, vijon të qëndrojë në vijën e parë të zjarrit, teksa pret të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke marrë në sy rrezikun për të shpëtuar njerëz në rrezik për jetën!

    Krenar për bluzat e bardha që në ditët më të mundimshme të vendit, dëshmojnë me forcën e shembullit të tyre, se jo vetëm nuk janë të gjithë njësoj po edhe se një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dot moralin njerëzor e dinjitetin profesional të shumicës dërrmuese të tyre.’- shkruan Rama.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here