Google search engine
Home Rajoni Kosova Arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë/ Reagon zëdhënësi i Policisë...

Arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë/ Reagon zëdhënësi i Policisë dhe zbardh detajet e aksionit që po ndodh

0
478

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në këtë aksion është arrestuar kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuhën.Nuha është emëruar në këtë pozitë në shkurt të vitit 2020.

Lajmin për bastistjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Operacion në Ministri/ Arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here