Google search engine
Home Rajoni Kosova Kosovë/ 368 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19, ndërrojnë jetë 4 të tjerë

Kosovë/ 368 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19, ndërrojnë jetë 4 të tjerë

0
227

Kosova ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve. Sipas Telegraf, gjatë 24 orëve të fundit nga 2.843 testim të kryera, kanë rezultuar pozitiv 368 persona. Ndërkohë, që kanë humbur jetën 4 njerëz dhe janë shëruar, 241 pacientë.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste. Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste. Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 67.008 persona dhe kanë ndërruar jetë 1.579 pacientë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here