Google search engine
Home Lifestyle “Nuk flas me Ardit Gjebrean”, Albërije Hadërgjonaj zbulon për herë të parë...

“Nuk flas me Ardit Gjebrean”, Albërije Hadërgjonaj zbulon për herë të parë sherrin mes tyre: Debati ka qenë për …

0
245

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar arsyen se pse nuk flet me moderatorin  Ardit Gjebrean.

Teksa ishte e ftuar në “NIN”, me Alaudin Hamitin, ajo tha se ka debatuar me moderatorin e njohur, pasi ajo është shprehur se nuk i pëlqen mënyra e votimit te “Kënga Magjike”.

Albëria tha se Arditit i ka ngelur hatri nga deklarata e saj dhe që atëherë nuk flasin më.

 “Me Arditin kemi pasur një debat për “Këngën Magjike” se unë e thashë që nuk më pëlqen votimi, atij i ka ngelur hatri. Unë me Arditin nuk flas më sepse i ka ngel merak pse e kam thënë unë atë gjë. Unë e kam thënë sepse nuk më pëlqen ai votim, jo që për shembull larg qoftë pse fitoi ky apo ai, e fituan sepse janë artista të mëdhenj. Mua nuk më pëlqen votimi se futet Albërija, Aurela, Flori, Elvana tjetri-tjetri, këto të rinjtë pastaj dhe nëse kanë ndonjë super këngë ngelen mbrapa. Kjo gjë nuk është në rregull. Unë Arditin e vlerësoj jashtë mase, është një burrë i zgjuar, artist i mirëfilltë por mua nuk më duket normale që unë të votoj dikë. Ka qenë ndoshta një keqkuptim”,- tha Hadërgjonaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here