33 vjeçari Armando Beqiri nga Tepelena është ekzekutuar me pistoletë silenciator të shtunën në Reykjavík të Islandës në derë të shtëpisë në mesnatë, rreth orës 23:57.
Ai sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën, ndërsa autori i cili e priste në shtëpinë e tij e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë. Pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, 33 vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
Mediet e huaja raportojnë i riu la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua. Fqinjët e familjes shqiptare që jetonte prej disa vitesh në Reykjavík u shprehën se nuk i kishin dëgjuar krismat.
Beqiri jetonte prej shumë vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. Lidhur me vrasjen e tij janë arrestuar 4 persona, një prej tyre nga Lituania, i lidhur me botën e krimit. 33 vjeçari nga Tepelena dyshohet si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal, dhe një nga pistat e vrasjes së tij është për larje hesapesh. Të arrestuarit janë paraqitur para Gjykatës së Rrethit Reykjavík mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia vijon hetimin për zbardhjen e ngjarje.










































