Google search engine
Home Bota Të armatosur dhe me një letër në dorë, arrestohen 2 persona që...

Të armatosur dhe me një letër në dorë, arrestohen 2 persona që po i drejtoheshin Shtëpisë së Bardhë për të takuar Presidentin Joe Biden, ja çfarë zbuloi shërbimi sekret

0
315

Autoritetet policore amerikane kanë arrestuar dy persona, pasi iu gjet një armë dhe një letër për Presidentin Joe Biden, vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë.

Ata iu afruan rezidencës zyrtare të Presidentit me makinën e tyre dhe më pas shkuan drejt oficerëve të Shërbimit Sekret.

Ata i thanë atyre se kishin shkuar për të takuar Presidentin e SHBA dhe se kishin një letër për t’i dorëzuar atij.

Pas kontrollit, policët i gjetën njërit prej tyre një armë, ndërsa më pas, personi tjetër rrëfeu se kishin edhe një armë tjetër që ndodhej në automjet. Nuk dihen ende qëllimet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here