Google search engine

    U gjet i pajetë në liqenin e Pogradecit, viktima është vëllai i aktores së njohur shqiptare

    0
    297

    Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me personin që u gjet i mbytur sot në liqenin e Pogradecit.

    Burime nga policia lokale thanë se, i mbyturi në Pogradec, është vëllai i aktores Marjeta Ljarja.Bëhet fjalë për 60-vjeçarin Sotiraq Ilo.

    Policia Pogradec/ Informacion paraprak

    Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur ‘Ura e Qytetit’, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç.

    Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here