Lajmet qarkulluan se po merr trajtim në Itali, por e vërteta për mjekun e njohur, Pëllumb Piperon është krejt ndryshe.
Në një kohë që të gjithë pyesin se ku ndodhet dhe si është ai, Ora News ka mësuar se doktor Pipero e ka fituar betejën me koronavirus.
Pëllumb Pipero ka marrë disa ditë pushime, duke u larguar në drejtim të Razmës në Shkodër.
Më 27 janar u bë me dije se mjeku Pëllumb Pipero ishte infektuar me Covid-19, plot 14 ditë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.Pak këtij lajmi Pipero ka shmangur intervistat televizive dhe daljet në publik.
Pipero ishte ndër të parët që ka kryer vaksinën antiCovid dhe dozën e dytë duhet ta merrte në 2 shkurt.







































