Policia e shtetit bën të ditur se është ekstraduar drejt Shqipërisë Marjan Xhepexhiu, 33 vjeç i cili është dënuar me katër vite burg për plagosje të rëndë me dashje.
“Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Shtetasi Marjan Xhepexhiu, ka plagosur me mjet të fortë një shtetas, duke i shkaktuar dëmtime të rënda”, thotë policia.
Ndërkohë bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 2014-tën në një kazino ku Xhepexhiu ka plagosur badigardin e saj.






































