Google search engine
Home Sociale Kur pritet të merren masat shtrënguese/ Ministrja Manastirliu flet hapur dhe zbulon...

Kur pritet të merren masat shtrënguese/ Ministrja Manastirliu flet hapur dhe zbulon si paraqitet situata e COVID-19 në vend

0
282

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e pyetur për një strategji apo ndryshim të masave aktuale, tha se janë disa kritere të cilat vlerësohen para se të ndërmerren masa të forta.

“ Sa i përket situatës epidemiologjike që do të na sillte masa të reja janë disa kritere që vlerësojmë. Nuk është vetëm rritja e infektimeve, por edhe situata në spitale dhe përqindja  e pacientëve në infektiv. Ne në dispozicion kemi 1600 shtretër dhe ka gatishmëri për të ofruar kujdes shëndetësor. Deri tani kemi vetëm 32% të kapaciteteve të zëna. Një tjetër kriter janë edhe fatalitetet, pra duke vlerësuar këto në mënyrë dinamike do të kemi edhe masa që merren nga Komiteti i Ekspertëve”, tha ajo.

Ajo theksoi se gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri dhe se kapacitetet nuk janë të mbingarkuara, ndërsa shtoi se janë dhënë dyshimet e para për variante të reja me Covid

“Mbi 3 mijë qytetarë kanë përfituar paketën e trajtimit në banesë për forma të lehta të sëmundjes. Sot kemi kapacitete për testime të shpejta dhe atij klasik. Duke vlerësuar nivelin e incidencës javore dhe dyjave që paraqitet në rritje niveli i riskut në vend paraqitet i moderuar.

Ne nuk kemi kaluar asnjëherë në masa të intensiteti të lartë, por kemi besuar në angazhimin e qytetarëve. Forcimi i këtyre masave në këtë moment është esencial. Në Tiranë përqindja më e madhe e vatrave është e kombinuar mes atyre familjare dhe biznesit.

Bëj një apel të rëndësishëm për qytetarët që kanë dyshime se janë prekur apo janë pjesë e rrethit të kontakteve për tu izoluar në kohë. Nuk mjafton vetëm testimi, por edhe izolimi për të këputur zinxhirin në kohë”, tha Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here