Google search engine
Home Sociale ‘Efekti i vaksinës dallohet pas vjeshtës’, epidemiologu Ilir Alimehmeti jep apelin e...

‘Efekti i vaksinës dallohet pas vjeshtës’, epidemiologu Ilir Alimehmeti jep apelin e fortë: Një person nuk duhet ta marrë dozën anti-COVID nga firma të ndryshme

0
419

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën më të fundit pandemike në vendin tonë.

Alimehmeti është shprehur se rritja e numrit të rasteve të reja me Covid ishte diçka e pritshme për shkak të uljes së temperaturave.

“Dhjetori ishte e çuditshme rënia sepse ne e kemi të qartë se ne masat i kemi njëlloj shifrat janë në rritje, por nuk duhet të shikojmë rastet e përgjithshme pasi një gjë e tillë varet se sa teste bëjmë.Ne vijojmë që të shikojmë rritje dhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga festat e fundvitit. Ne duhet të kemi parasysh se rastet po shtohen mund të ketë dhe raste të rënda por numrat dhe % do të ishin indikatorë të qartë për të parë se si është gjendja. Tashmë ka dhe pacientë me ndryshim klinik të lehtë që mund të jenë rëndë në fillim por që i bie shpejt pastaj, dhe këto janë shenja klinike të gripit. Por kuptohet se shfaqja e menjëhershme e temperaturave rrit dhe menjëherë shtimin e rasteve”, ka thënë ai.

Epidemiologu tha gjithashtu se  efekti i vaksinës do të duket në vjeshtën e 2021 dhe gjatë dimrit të viti tjetër.

“Tashmë pritet që provat e terrenit të na tregojnë efektin e vaksinës, siç ishte dhe efekti i Pfizer në Izrael që është në fazën e katërt. Vjeshta dhe dimri i viti tjetër mund të jenë dhe normalizimi i situatës nga Covid pasi ne jemi në shkurt. I njëjti person duhet të marrë dozën e vaksinës nga e njëjta firmë, dhe jo nga firma të ndryshme, por duhet që persona të ndryshëm të vaksinohen me vaksina nga kompani të ndryshme”, është shprehur Alimehmeti. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here