Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e sotme tha se brenda javës do të merret vendimi se si do të procedohet për sezonin e provimeve të studentëve, të cilët aktualisht janë duke e zhvilluar mësimin online.
“Po punojmë me MASR për të vlerësuar mundësitë konkrete të këtij realizimi dhe patjetër që do të kemi një vendim të shpejtë, maksimumi deri në fund të kësaj jave”, tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
Po ndërkaq, burime për tirananews.al bëjnë të ditur se po shihet edhe mundësia për të shtyrë sezonin e provimeve për në muajin maj, pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Megjithatë, ende nuk ka një vendim përfundimtar por drejtuesit janë duke komunikuar dhe me stafet pedagogjike






































