Google search engine
Home Aktualitet Humbi bashkëshortin pas një sëmundje të rëndë, ministrja Margariti: Askush nuk është...

Humbi bashkëshortin pas një sëmundje të rëndë, ministrja Margariti: Askush nuk është gati për…

0
208

Ministrja Elva Margariti humbi pak ditë më parë bashkëshortin e saj pas një sëmudjeje të rëndë, Artan Asllani.

Në profilin e saj në Facebook, ministrja ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira dhe ngushëllimet e shumta.

“Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen.
Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona.
Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur!
Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!”, shkruan ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here