Mutacionet e COVID-19/ Mjekja shqiptare në Gjermani zbulon a preken apo jo personat që e kanë kaluar virusin

0
218

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta- Dollenberg thotë se mutacionet e reja të koronavirusit ishin diçka e pritshme, pasi është rezultat natyral i procesit të pandemisë.

“Vaksina është vërtetuar që është efikase për të gjithë variacionet gjenetike që mund të shfaqë COVID-19. Ky mutacion i ri është një rezultat natyral i procesit të pandemisë. Për mjekësinë evropiane nuk është një sfidë, por diçka e pritshme”, tha ajo.

Ajo sqaroi se personat që e kanë kaluar COVID-19 janë të rrezikuar nga mutacionet, por favori i tyre është e kalojnë virusin në mënyrë asimptomatike. 

“Janë të rrezikuara nga variantet e COVID-19 sikundër edhe të tjerët. Favori i personave që e kanë kaluar atë, është që ata kanë një imunitet natyral dhe priren që ta kalojnë COVID në mënyrë asimptomatike”, përfundoi mjekja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here