Google search engine
Home Sociale Pas Tiranës, ky është qyteti ku koronavirusi po bën ‘namin’

Pas Tiranës, ky është qyteti ku koronavirusi po bën ‘namin’

0
287

41 raste të reja me Covid-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit, 80% e të cilëve janë pensionistë dhe raste kontakti familjare. Mes të infektuarve janë edhe disa nxënës dhe ushtarakë.

Mësohet se 41 rastet e të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit, të raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë, kanë ardhur më së shumti si rezultat i kontakteve familjare.

Sipas qyteteve këto raste të reja ndahen si në vijim 13 në Berat, 9 në Kuçovë, 8 në Skrapar,8 në Urë-Vajgurore dhe 3 Poliçan. Nga të cilët, 35 raste janë kontakte familjare të rasteve të mëparshme, mes tyre pensionistë e të papunë.

Edhe sot nuk kanë munguar rastet e të infektuarve në shkolla e instutucione ushtarake, edhe pse më të pakta në numër.

Mes të prekurve të ditës së sotme raportohen 2 ushtarak në Repartin Ushtarak në Poshnje, 2 nxënëse në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” në Berat, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Cukalat në Urë-Vajgurore dhe 1 shofer në një kompani private të shpërndarjes së detergjentëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here