Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Fierit. Bëhet e ditur se një çift është përplasur nga një makinë teksa kalonin në vijat e bardha.
Makina tip “Seat” që ka goditur çiftin e të moshuarve ka bërë një parakalim të gabuar dhe për pasojë ka përplasur edhe dy personat të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.
Mësohet se burri është në gjendje më të rëndë dhe po merr trajtim intesiv nga mjekët për tu mbajtur në jetë.
Rruga ku ka ndodhur aksidenti është shumë e populluar, ndërkohë për shkak të trafikut është krijuar një trafik i dendur.
Makina që ka shkaktuar aksidentin është bllokuar ndërsa shoferi është shoqëruar në polici. Ndërkohë në vendin e ngjarjes po bëhet ekspertiza për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.






































