Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer ka deklaraur se qeveria po diskuton për masa më drastike, pas shfaqjes së mutacionit të ri të COVID.
“Rreziku i paraqitur nga mutacionet e Koronavirusit kërkon që të merren gjithashtu masa drastike dhe ato po diskutohen në kabinet”.-ka deklaraur ai për ‘Bild’.
Sipas ministrit, masat përfshijnë kontrolle më të rrepta kufitare, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë, por edhe uljen e trafikut ajror në Gjermani në pothuajse zero, siç po bën Izraeli.
Nga nisja e pandemisë, Gjermania numëron 2,156,463 të infektuar dhe 53,626 viktima.







































