Google search engine

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni” / Arrestohet zyrtari i lartë

    0
    290

    Ka përfunduar në prangat e policisë drejtori i ALUIZN-t në Berat, i akuzuar për korrupsion.

    Ervin Nelaj, 38-vjeç përfundoi në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Aluizni”.

    Njoftimi i policisë

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni”, për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

    Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.

    Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

    Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

    Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here