Google search engine
Home Bota E piu Donald Trump dhe i dha efekt të menjëhershëm/ Ky është...

E piu Donald Trump dhe i dha efekt të menjëhershëm/ Ky është vendi i parë evropian që blen ilaçin e antitrupave, vjen reagimi zyrtar

0
274

Gjermania është i pari shtet evropian që do të përdorë ilaçin , i cili iu dha edhe Donald Trump, raporton DW në gjuhën angleze. Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn tha se qeveria ka blerë një ilaç të ri për të luftuar koronavirusin, ndërsa kemi një mungesë të vaksinës.

Ministri Spahn tha:” Duke filluar nga java tjetër antitrupat monoklonalë do të përdoren në Gjermani si vendi i parë në BE. Fillimisht ato do të përdoren në klinikat universitare. Qeveria ka blerë 200.000 doza të cilat kushtuan 400 milion euro.”

Ish Presidenti i SHBA u trajtua me këtë formë të antitrupave pasi ishte infektuar me virus tetorin e kaluar, tha Spahn.

“Ato veprojnë si një vaksinim pasive. Dhënia e antitrupave të tillë mund të ndihmojë grupet e rrezikuara të pacientëve në fazën e hershme të sëmundjes duke penguar  ecurinë e rëndë të saj”, është shprehur Spahn.

Substanca e REGN-COV2 është një kombinim special i dy antitrupave, që bllokojnë të ashtuquajturën proteinë Spike të koronavirusit duke deformuar kështu strukturën e saj.

 Në këtë mënyrë pengohet që koronavirusi ta sulmojë qelizat e njeriut në trup dhe të shumohet. Kombinimi i dy antitrupave, sipas koncernit amerikan Regeneron, pengon, që virusi SARS-COV2 të pësojë mutacione.

Spahn kohët e fundit është kritikuar për një proces të ngadaltë vaksinimi, ndërsa Berlini ka thënë se deri në fund të gushtit pret të vaksinohen të gjithë gjermanët .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here