Google search engine

    E rëndë në Mat, i riu vetëmbytet në liqenin e Ulzës. Dyshohet se…

    0
    251

    Një 23-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur në liqenin e Ulzës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë banesës së tij në fshatin Urakë. Familjarët e të ndjerit kanë deklaruar se ai vuante nga depresioni.

    NJOFTIMI

    Me datë 22.01.2021, rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë, ku sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga depresioni.

    Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë.

    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Mat për ngjarje aksidentale.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here