Google search engine

    Aksident në Vlorë/ Njëra makinë del nga rruga, tjetra merr flakë

    0
    323

    Një aksident ka ndodhur në Vlorë në rrethana ende të paqarta.

    Një makinë tip Mazda ka dalë nga rruga pasi dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit.

    Makina tjetër është djegur, pasi sipas raportimeve të para ajo ka qenë duke tërhequr automjetin që ka dalë nga rruga.

    Në flakë është përfshirë motorri i makinës. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka persona të lënduar. Dyshohet se makinat mund të kenë qenë duke bërë gara por ende s’ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë.

    Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes. 

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here