Ambasadori e SHBA-ve, Alexandër Arvizu deklaroi se gjatë momentit kur ndodhi sulmi me armë në Bulevard, përpara Kryeministrisë, në 21 janar, ishte duke folur me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Lulzim Bashën dhe kryeministrin Sali Berisha.
Ai tha për ‘Real Story’ në ‘Neës24’ se në atë moment dëgjoi krisma.
“Dera u thye. Unë isha në telefon në atë moment duke folur me ministrin e Brendshëm të kohës, Luli Basha, si dhe me Kryeministrin. Nuk e mbaj mend nëse fola me Edi Ramën, por sigurisht që fola me njerëz që ishin afër tij. Inkurajova të gjithë të mbanin hapin dhe u duk se gjërat po qetësoheshin. Dhe pastaj mendova: “Tani do zgjasë dhe pak natën, policia do ndalojë ca vetë…”, por me shpresën që gjithçka të qetësohej. Dhe pikërisht në këtë moment, dëgjova krismat”, u shpreh Arvizu.