Zëdhënësja e Berishës doli kundër caktimit të pedagogut në Lezhë / Vjen përgjigjja e fortë e Mark Markut

0
287

Lulzim Basha ia besoi drejtimin politik të fushatës në qarkun e Lezhës profesorit të njohur Mark Marku, i cili gjithashtu ishte pjesë e komisionit për vettingun e kandidatëve për deputetë.

Mes zërave kundër, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte një status i zëdhënëses së ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, që nga shumë u lexua edhe si një qëndrim i tij.

Por Mark Marku mendon ndryshe.

“Nuk ngatërroj Berishën me zëdhënësen e tij. Berisha nuk përfaqësohet as përmes zëdhënësve, as përmes këshilltarëve dhe as Ministrave. Nëse Berisha do të ketë pasur një pakënaqësi padyshim që e ka pasur mundësinë për tu shprehur, nuk mendoj se kërkon forma të tilla të ndërmjetme. Është komenti i Erla Mëhillit dhe nuk më thotë asgjë. Nuk e shoh fare si qëndrim të Berishës, por edhe nëse është, ok”, tha Marku për ora News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here