Google search engine
Home Lifestyle “Më kanë sharë me libër shtëpie”/ Muhamed Veliu zbulon çfarë i ka...

“Më kanë sharë me libër shtëpie”/ Muhamed Veliu zbulon çfarë i ka ndodhur gjatë punës së tij si gazetar: Shqetësohem më shumë për bashkëshorten

0
317

Gazetari i njohur i ‘Top Channel’ Muhamed Veliu i ftuar sëfundmi në emisionin ‘Dilema Sociale’ ka folur për gjuhën e urrejtjes, sidomos në prag zgjedhjesh

Muhamed Veliu u shpreh se si i takon gjuhës së urrejtjes në media, ai e gjen veten shpesh në këtë terren. Veliu tha se me këto është përballur aq shumë sa nuk i numëron dot rastet.

“Më kanë sharë me libër shtëpie por tashmë kam krijuar imunitet ndaj këtyre sulmeve. Shqetësohem më shumë për familjen time e sidomos për bashkëshorten time pianiste e cila nuk është e kësaj fushe. Nuk është e lehtë kur ajo lexon nëpër portale apo në media të tilla fjalë e epitete që shkruhen për bashkëshortin e saj.”, u shpreh ai.

Ndërkaq, gazetari tha se kjo lloj gjuhe do të jetë edhe më përçarëse për publikun në prag të fushatës elektorale. Kjo pasi do të ketë një betejë të fortë mes partive politike me sulme të shumta në rrjetet sociale, një pjesë e mirë të të cilave janë edhe shumë personale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here