Personat që kanë kaluar koronavirusin krijojnë imunitet natyral, ndoshta të vlefshëm për gjithë jetën dhe si rrjedhojë nuk kanë nevojë të bëjnë vaksinën e anti-koronavirusit. Këtë thotë mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i cili mban të njëjtin qëndrim si imunologu Genc Sulçebe, por ajo që nuk dihet ende dhe lë për të dyshuar është kohëzigjatja e imunitetit nga infektimi natyral dhe antitrupat.
Në një intervistë, Pipero i pyetur nëse duhet ta bëjnë vaksinën personat që tashmë e kanë kaluar virusin, tha:
‘Unë kam pasur dhe kam mendimin se personat që e kalojnë Covid-19 me ose pa nevojshmëri klinike, jo vetëm përballin një sfidë, por edhe krijojnë imunitet natyral, i mjaftueshëm dhe i vlefshëm për një kohë relativisht të gjatë, ndoshta për gjithë jetën, kjo ngelet për t’u parë natyrisht, ndaj mendoj se nuk e kanë të rekomanduar vaksinimin, madje nuk e kanë as të nevojshëm edhe pse nuk ju bën dem, përkundrazi! Gjithsesi varet nga udhëzimet e OBSH dhe politikave lokale ta aplikojnë apo jo vaksinën, në ketë rast unë do mendoja që ata të ishin fasha e fundit për ta aplikuar.’








































