Google search engine
Home Lifestyle Rama u kritikua se hyri me mik në ekipin e basketbollit/Ish-kampioni dhe...

Rama u kritikua se hyri me mik në ekipin e basketbollit/Ish-kampioni dhe zbulon detajin e rëndësishëm për kryeministrin: Ja çfarë më tha kur erdhi në skuadër

0
292

Kampioni i ekipit Partizani Gazmend Çaçi ka rrëfyer bisedën me Kryeministrin Edi Rama, kur ky i fundit i kërkoi të futej në skuadrën e basketbollit.

Sipas Çaçit, Edi Rama ishte një basketbollistët më të mirë të kohës.

“Kur erdhi në fillim, u kritikua sepse të gjithë thoshin se ka ardhur me mik. Por ai e tregoi veten. U bë pjesë e pesëshes më të mirë të basketbollistëve për atë periudhë”.

18 herë kampioni i Shqipërisë, i ftuar në “E Diell”, kujton çfarë i tha Rama kur erdhi në ekip: “Tha që nëse nuk më pranon kapiteni i skuadrës (vetë zoti Çaçi) së ekipit kombëtar unë nuk vij. Nëse do të bëj edhe një mungesë, unë nuk do të jem më pjesë e ekipit kombëtar. Unë i thashë që këtu ka edhe të tjerë që vijnë me mik, por hajde trego veten”.

Sipas Çaçit, kryeministri i sotëm i Shqipërisë ishte basketbollist i talentuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here