La Shqipërinë për SHBA/ Aktori Arben Dervishi tregon fillimet e tij të vështira: U punësova në një televizion në Michigan, e kishte ndërtuar një deputet i PD

0
269

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Arben Dervishi prej disa vitesh është larguar drejt SHBA ku ka nisur një jetë të re.

I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, sot Arbeni ka treguar si u largua drejt Amerikës dhe fillimet e vështira.

“Për herë të parë në Amerikë më ka dal lotaria. Kam ikur në 2003, kam ndenjur një vit dhe nuk më ka pëlqyer. Kam ikur nga suksesi, kisha një recital me Zamira Kita dhe kisha shumë sponsorizime. Largohem në Amerikë dhe marr goditje. Ç’është ky vend, të gjithë ikin me atë idenë Amerikë.

Më merr një televizion në Michigan e kishte ndërtuar një deputet i PD dhe më punësuan atje, bashkë me dy fëmijë ndërtuan një tv, po u mbyll dhe kaq, u ktheva në Shqipëri më pas”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here