Google search engine
Home Politike Takimi në Tiranë me praninë e kryeministrit Rama/ Greqia i përgjigjet ftesës...

Takimi në Tiranë me praninë e kryeministrit Rama/ Greqia i përgjigjet ftesës së Turqisë

0
236

Pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu se ai është i gatshëm të takojë homologun e tij grek Nikos Dendias kudo ai e dëshiron, madje edhe në Tiranë gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar mbas pak ditësh, ka reaguar edhe ministria e jashtme Greke.

I pyetur nga gazetarët lidhur me mundësinë e çeljes së një raundi bisedimesh në nivel teknik ose politik mes dy vendeve,zëdhënësi i kësaj ministrie deklaroi se ende Athina nuk ka një ftesë nga pala turke për nisje të ciklit të 61-të të takimeve në nivel teknik mes dy vendeve,një proçedurë e cila i takon Turqisë që ta thërrasë,pasi për herë të fundit palët janë takuar në Athinë.

“Përsa na përket, pala greke është e gatshme të ulet në tryezën e bisedimeve për të diskutuar çështjet mes dy vendeve,në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së detit”,përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here