Google search engine
Home Sociale Publikohen detajet informuese për pacientët në Shqipëri, ja çfarë duhet të dini...

Publikohen detajet informuese për pacientët në Shqipëri, ja çfarë duhet të dini para se të bëni vaksinën anti-Covid

0
307

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu kanë njoftuar mesditën e sotme nisjen e programit të vaksinimit anti-Covid në Shqipëri.

Të gjithë shqiptarët pjesë e kategorisë së parë që do të kenë mundësi të vaksinohen kundër Covid 19 duhet të kenë lexuar më parë këtë material informues pranë stadiumit “Air Albania”, i cili sqaron moshën se kur fillohet, se kush përjashtohen dhe çfarë simptomash kanë ata që e marrin.

Pacientët informohen se mosha kur mund të bëhet vaksina është 16 vjeç, se duhen marrë patjetër të dyja dozat që të bëjë efekt me një kohëzgjatje prej 21 ditësh.

Po ashtu përjashtohen gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë foshnjat me gji. Thuhet se mbrojtja ndaj Covid mund të krijohet në trupin e atij që e merr vaksinën pas 7 ditësh.

Pacientët njoftohen se vaksina mund të shfaqë edhe reaksione anësore, si dhimbje, skuqje, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskulare, të dridhura dhe temperaturë. Në raste shumë të rralla ka edhe puçrra që kruhen, apo ënjtje në fytyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here