Google search engine
Home Bota ‘Populli amerikan do ta bëjë gjumin e qetë me të’/ Joe Biden...

‘Populli amerikan do ta bëjë gjumin e qetë me të’/ Joe Biden zgjedh emrin e ri që do marrë drejtimin e CIA-s

0
257

Presidenti amerikan i zgjedhur, Joe Biden po vijon të kompletojë ekipin e tij. CNN raporton se ai do të nominojë William Burns, si drejtor për Agjencinë Qëndrore të Inteligjencës.

“Populli amerikan do ta bëjë gjumin e qetë me të si drejtorin e ardhshëm të CIA-s”, thotë Biden në një deklaratë.

Burns është një diplomat veteran i respektuar, i cili ka shërbyer në pozicione të ndryshme përreth botës në administratat Reagan dhe Obama.

Nëse konfirmohet, 64-vjeçari, do të bëhet lideri i parë i CIA-s në histori, eksperienca e të cilit vjen kryesisht nga Departamenti i Shtetit. Me këtë zgjedhje, Biden tenton që të rikthejë besimin tek Agjencia Qëndrore e Inteligjencës pasi pretendon se ky institucion është dëmtuar gjatë periudhës Trump.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here