Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama dha lajmin se nesër do të nisë vaksinimi kundër koronavirusit në Shqipëri.
Vaksinat do të bëhen në stadiumin “Air Albania”.
Po ku do të ruhet vaksina?
Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP javën e kaluar rrëfeu në emisionin “Log.” se ku do të magazinohen vaksinat. “Janë siguruar për rreth 30 mijë doza frigoriferët mbi -70 gradë. Ne jemi në gatishmëri edhe me tre frigoriferët që janë në qendrën e barnave, një në QSUT dhe ISHP që ka dhomat frigoriferike. Megjithatë për “Pfizer” për 30 mijë dozat janë siguruar frigoriferët -70 gradë. Lotet do të jenë nga 30 mijë doza” tha ajo.







































