Kryeministri Edi Rama e quajti konfidencial dhe nuk preferoi të bënte publik emrin e shteti që i dhuroi vaksinat e para anti-COVID Shqipërisë.
Sipas ABC, Austria është vendi që i ka dhuruar vaksinat Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës së koronavirusit.
Kryeministri Edi Rama sot u shpreh në një konferencë me gazetarët se dozat nuk kishin ardhur nga kontrata me “Pfizer”, por nga një vend mik i BE-së, që theksoi se nuk do ta zbulonte duke e mbajtur top sekret.
Pak kohë më parë autoritetet austriake deklaruan se 5% të pakicave, pra vaksinës do ta shpërndanin për vendet e Ballkanin Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri, i cili do të vaksinohet sot në orën 15:00 para medieve kritikoi ashpër BE, duke thënë se e mendoi vetëm për vete dhe jo për Ballkanin.






































