Google search engine

    Grabitet banesa e një kambisti në Korçë/Pronari përleshet me dy autorët dhe mbetet i plagosur

    0
    261

    Grabitet që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne një banesë në qytetin e Korçës. Lajmi konfirmohet nga burime policore për gazetaren e “News24” dhe “BalkanWeb” Lorena Kodra. 

    Referuar të njëjtave burime, mësohet se grabitja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës, në banesën e një kambisti. Mësohet gjithashtu se në momentin e grabitjes, autorët janë përleshur edhe me pronarin e banesës duke e lënë të plagosur.

    Nuk dihet ende shuma e grabitur dhe detaje të tjera në lidhje me 2 autorët. Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të hetuar rastin.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here