Puthja që Atdheu i dhuroi Ana Lleshit, konkurrentes e cila u përjashtua nga programi mori vëmendjen më të madhe në “Përputhen Prime” javës që shkoi.
Atdheu ka marrë shumë kritika nga publiku, i cili kërkon të dijë pse konkurenti nuk është hequr nga emisioni për shkelje rregullash. Një pyetje të tillë ia kanë drejtuar dhe autores së “Përputhen”, Olsa Muhametit.
Olsa ka treguar se puthja lejohet në program dhe Atdheu nuk ka shkelur asnjë rregull, por ka bërë atë që ka ndjerë.











































