Skënder Brataj del kundër studimit të Akademisë së Shkencave: Rezultate të pavërteta për koronavirusin në Tiranë

0
278

Skënder Brataj del kundër studimit të Akademisë së Shkencave për arritjen e imunitetit në masën 50% në popullsinë e Tiranës.

Kreu i Urgjencës Kombëtare e cilëson të nxituar dhe të pavërtetë rezultatin e nxjerrë në ditët e fundit të vitit 2020, që sipas tij solli edhe shkelje në masë të rregullave anticovid nga qytetarët.

“Mora një lajm 50% imunizim, po se ku u bë, sa ishin numrin, me çfarë metodologjie dhe kush e kontrolloi nga ana shkencore? U tha nga Akademia e Shkencave. Mesa di, janë rreth 800 veta që u testuan dhe nuk mund të quhet studim dhe as bën një tregues për popullësinë. Unë mendoj se imunizimi nuk është më shumë se 20-25%.”, u shpreh ai për A2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here