Google search engine
Home Sociale Pandemia në vend/ Komiteti Teknik i Ekspertëve del në konferencë urgjente, zbardhen...

Pandemia në vend/ Komiteti Teknik i Ekspertëve del në konferencë urgjente, zbardhen masat, Rakacolli tregon vendimin për Universitetet dhe fluturimet

0
351

Komiteti Teknik Ekspertëve ka dalë ditën e sotme në deklaratë për situatën e Pandemisë në vendin tonë.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, ka folur në lidhje me situatën dhe gjendjen ku ndodhet vendi për dy javët e fundit. Fico ka bërë me dije edhe qytetet më të prekura nga covid-19 ditët e fundit.

“Situata është vlerësuar në mënyrë dinamike. Vendin më të rëndësishëm të rasteve të konfirmuara e zë grupmosha 55-64-vjeç.

Vihet re që ka një rritje në grupmoshën 25-43 dhe bëjmë apel te të rinjtë të zbatojnë masat. Nga vlerësimi i incidencës, Gjirokastra është në fillimi, ndjekur nga Tirana dhe më pas Lezha.

Situata për këto dy javë mbetet e qëndrueshme, zbritje të lehta që janë për tu parë në vijimësi. Nuk ka vend për vetëkënaqësi, ne jemi akoma në një situatë ku transmetueshmëria është e lartë.

Jemi në pikën ku duhet të jemi tejet të kujdesshëm në zbatimin e masave, nga grumbullimet, vendosjen e maskës dhe respektimin e orës policore”, tha Fico.

Po ashtu, Mira Rakacolli, ka bërë me dije gjatë fjalës së saj se masat që janë aktualisht dhe ora Policore do vazhdojnë të mbeten në fuqi. 

“Siç shihet situata e epidemisë paraqitet e qëndrueshme në një tendencë e lehtë uljeje. Akoma nuk kemi të dhëna të plota për praninë e virusit anglez në Shqipëri. Mendohet që kjo situatë e qëndrueshme është pasojë e masave të marra. Do të vazhdojë ora policore pas orës 22:00. Universiteti të vazhdojë edhe për një periudhe 2 javore online. Fluturimet me Britaninë të mbeten të pezulluara deri me 18 janar. Të vazhdojmë të përdorim maskën në të gjitha ambientet, të ruajmë distancimin social”, tha Rakacolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here