Google search engine
Home Sociale A duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar koronavirusin? Rakacolli tregon...

A duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar koronavirusin? Rakacolli tregon çfarë është e këshillueshme

0
234

Zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në konferencën e sotme për median, së bashku me anëtarët e komitetit teknik tha se është e këshillueshme që të vaksinohen edhe personat që e kanë kaluar koronavirusin.

Ende nuk dihet sesa zgjat imuniteti i fituar prandaj edhe personat të cilët e kanë kaluar Covid-19 duhet të vaksinohen.

“Sa i përket vaksinimit të personelit shëndetësor i cili ka kaluar Covidin, akoma nuk dihet se sesa zgjat imuniteti, akoma nuk dimë sesa zgjat edhe imuniteti i fituar, prandaj për këtë arsye është e këshillueshme që edhe ata persona të cilët e kanë kaluar Covid-19 të vaksinohen. Pavarësisht se vaksinimi nuk është i detyruar dhe është falas është e këshillueshme që edhe ata që e kanë kaluar të vaksinohen“- tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here